Një 38-vjeçar nga fshati Çellopek është arrestuar nga policia në Tetovë pasi është kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, përcjell tetova1
Sipas Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, rasti ka ndodhur në rrugën “Jane Sandanski”, ku personi po voziste një veturë të tipit “BMV” me targa të Tetovës. Ndaj tij është konstatuar vepër penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa automjeti është sekuestruar.
Njoftimi i plotë:
“Dje në ora 09:45 në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, punonjësit policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 38-vjeçar nga fshati Çellopek, pasi drejtonte veturën “BMV” me targa të Tetovës pa patentë shoferi, me çka ka kryer vepër penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Automjeti është sekuestruar”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./tetova1.mk










