Trendy

Tetovë: 42-vjeçari sulmon bashkëshorten dhe kundërshton policinë

Para 5 muaj

Tetovë, 25 tetor 2025 — Një tjetër rast dhune në familje është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Iliria” në Tetovë.

Rreth orës 22:40, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.D. (42), i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij në banesën familjare.

Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj policëve, të cilët po kryenin veprimet zyrtare.
Pas arrestimit, ai është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse për dhunë në familje dhe kundërshtim ndaj personit zyrtar.

Trending