Trendy

Tetovë: Arrestohet 50-vjeçari i dyshuar për lëndim trupor, rrezikim sigurie dhe posedim të drogës

Para 2 javë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 23 janarit 2026 në Tetovë. Rreth orës 20:20, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.A. (50), i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “lëndim trupor” dhe “rrezikim i sigurisë”.

Sipas informatave policore, gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit trupor ndaj të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike marihuanë. I njëjti është shoqëruar dhe ndaluar në stacionin policor të Tetovës, ku po zhvillohen procedurat e mëtejshme ligjore.

Policia bën të ditur se po punohet intensivisht në zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa pas përfundimit të procedurave hetimore do të parashtrohet kallëzim penal ndaj personit në fjalë.

Trending