Trendy

Tetovë – Bastisje në një shtëpi, policia gjen armë, telefona dhe çelësa të dyshimtë

Para 6 muaj

Më 1 tetor 2025, në periudhën nga ora 15:45 deri në 17:00, me urdhër të gjykatës, policia e Tetovës ka kryer bastisje në shtëpinë e një 34-vjeçari nga Tetova, Ç.B. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e tipit “Ekol” kalibër 9 mm me një karikator me tre plumba, disa telefona celularë, pesë çelësa për ndezjen e automjeteve, si dhe çelësa të ndryshëm për hapjen e dyerve. Gjithashtu janë sekuestruar edhe objekte tjera që dyshohet se lidhen me veprën penale “vjedhje” sipas nenit 236 të Kodit Penal. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor të Tetovës, ndërsa hetimet për rastin janë në vijim.

Trending