Maqedoni

Tetovë/ Dëmet nga shiu, përfundon afati për dorëzimin e dokumentacionit

Autori

Autori

Portali Tetova

July 5, 2024, 02:07

Përfundon afati për dorëzimin e dokumentacionit dhe plotësimit të formularëve për dëmet e pësuara nga reshjet e javës së shkuar, shkruan Alsat.

Në Tetovë, për pesë ditë janë paraqitur rreth 500 dëme të shkaktuara nga breshëri, ndërsa kryesisht kanë të bëjnë me bujqësinë.

“Sot është dita e fundit që bëhet paraqitja e dëmeve nga vërshimet që patëm në territorin e komunës së Tetovës. Në territorin e Tetovës janë paraqitur gjithsej 490 persona dhe nuk është bërë klasifikimi ende i tyre sepse arkivi ka pranuar gjitha dëmet. Më pas komisioni do bëj vlerësimin dhe verifikimin e dokumentacionit, ndërsa më pas do dilet edhe në terren për verifikim të fakteve”, thotë Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Dëme të mëdha janë paraqitur edhe në komunën e Zhelinës. Reshjet dhe breshëri kanë dëmtuar fusha me të mbjella, objekte banimi, por edhe makina.

“Deri më sot kemi 140 parashtresa, ndërsa sot është afati i fundit i paraqitjes. Të hënën do dilet në terren me komisionin për verifikim të situatës. Kemi parashtresa për prona private shtëpi, toka bujqësore dhe vetura të dëmtuara. Ka shumëllojshmëri dëmesh dhe ka situatë reale por ne do iu dalim në ndihmë me kompletimin e dokumentacionit dhe do i parashtrojmë tek shkalla e dytë e komisionit shtetëror për dëmshpërblim”, thekson Jasin Shaqiri, komuna e Zhelinës.

Mbetet ende e pa qartë se si do bëhet kompensimi i dëmeve në bujqësi, sidomos ndaj personave që kanë marrë toka në shfrytëzim pa kontratë./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi

Më shumë nga kategoria

IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
IMG_1379
Vërshime në Tetovë: U bllokua furgoni me 11 pasagjerë, uji ka hyrë në disa shtëpi!
IMG_1359
Refuzohet kallëzimi penal ndaj prokurores Fatime Fetai
IMG_1349
Ahmeti thirrje VLEN-it: Ejani bashkë ta ndalojmë poshtërimin që po na e bën Mickoski (Video)
Angela-Aggeler
Ageler: Maqedoninë e Veriut e presin shumë sfida
IMG_1346
Kupa sjell përballje ndërmjet dy Shkëndijave
IMG_1339
Shtetas kosovar i dyshuar për pengimin e një operacioni policor në Maqedoni – këto janë detajet

DIASPORA