Më 26 korrik 2025, rreth orës 23:40, në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar tetë persona pas një përleshjeje fizike që ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Të arrestuarit janë O.S. (20) dhe B.S. (24) nga Pallatica e Tetovës, A.U. (21) dhe J.U. (24) nga Debreshi i Gostivarit, A.S. (25) nga Vërtoku i Gostivarit, si dhe K.O. (23), D.I. (25) dhe D.E. (21) nga Sellca.
Gjatë përleshjes, D.E. nga Sellca ka pësuar lëndime me një mjet të mprehtë. Të gjithë personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse. Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë një ekip hetimor i SPB Tetovë, i cili ka gjetur dhe sekuestruar mjetin e mprehtë që dyshohet se është përdorur në konflikt.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.










