Më 28.12.2025 në ora 11:20 në bul. “Iliria” në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.I.(23) nga Tetova. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 103 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë. Më 28.12.2025 në ora 11:50 në rrugën rajonale fshati Zhelinë-fshati Jegunoc-fshati Siriçinë në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.R.(41) nga fshati Sllatinë e Tetovës. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “BMW” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 104 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë. Më 28.12.2025 në ora 12:18 në bul. “Iliria” në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria B.T.(23) nga Tetova. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 111 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë.
Më 28.12.2025 në ora 12:58 në rrugën Tetovë – Gostivar, në pikën e pagesës rrugore Gostivar, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.B.(25) nga Shqipëria. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ajo drejtonte automjetin e udhëtarëve “Golf” me targa kombëtare të Kosovës me shpejtësi prej 189 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.
Më 28.12.2025 në ora 14:44 në rrugën Tetovë – Gostivar, në pikën e pagesës rrugore Gostivar, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin R.V.(19) nga fshati Vejcë e Tetovës. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “Volkswagen” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 156 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre do të ngrihen padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.





