Trendy

Tetovë: Policia arreston personin që kryente vjedhje

Para 8 muaj

Më 11 gusht 2025, rreth orës 00:40, punonjësit e policisë së SPB-së Tetovë privuan nga liria R.L. (40) nga Tetova, i cili u kap në flagrancë nga një qytetar lokal duke kryer një vjedhje. Personi u ndalua menjëherë dhe është dërguar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe identifikimin e eventeve të tjera të mundshme kriminale.

Trending