Maqedoni

Tetovë, policia heton një 62 vjeçar për uzurpimin e 3.000 metrave katror tokë shtetërore

March 4, 2025, 02:03

Policia e Tetovës po heton një 62 vjeçar për uzurpim të tokës shtetërore. Bëhet fjalë për uzurpimin e të paktën 3 mijë metrave tokë shtetërore pranë Pishinës së Qytetit në Tetovë. Sipas SPB-së së Tetovës i dyshuari ka ndërtuar edhe një objekt pa leje ndërtimi si dhe ka rrethuar vendin në fjalë.

“Në hapësirën në mes të pishinës së qytetit dhe kontrollit të vjetër teknik, ku është konstatuar se personi Z.K, 62 vjeç nga Tetova, ka kryer uzurpim të tokës shtetërore me sipërfaqe mbi 3000 metra katror ku ka ndërtuar edhe një objekt 15 me 15 dhe të njëjtën tokë e ka rrethuar me rrjetë. Janë marrë gjitha masat dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse”, deklaroi Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.
Kreu i Tetovës, Bilall Kasami thotë se pas uzurpimit të tokës qëndron një grup i organizuar, duke përfshi persona nga Gjykata Themelore, ish administrata komunale dhe një gjeodet. Sipas Kasamit, prona është uzurpuar nga dy persona.

“Bëhet fjalë për një keqpërdorim klasik të gjitha pretendimeve që kanë, nuk kanë asnjë marrëveshje me komunën, por edhe pretendimi për këtë hapësirë nuk qëndron se askush nuk e mirëmban dhe nuk është kujdesur për të. Fatkeqësisht ka dyshime për keqpërdorim sepse nga komuna e Tetovës në 2014 kur i është dhënë në diskonim s`ka reaguar askush që ta merr në diskonim”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.

Pas vërtetimit të rastit edhe nga Inspektorati Komunal të dyshuarve iu është dërguar urdhëresë për ta lëshuar hapësirën në fjalë dhe për ta kthyer atë në gjendjen e më parme, por të njëjtit nuk i kanë përfillur vërejtjet juridike të inspektoratit.

Përvetësimi i tokës dhe ndërhyrja me ndërtime është bërë deri sa të pandehurit kanë bërë kërkesë në gjykatë për pronësimin e saj me arsyetimin se e kanë shfrytëzuar për 20 vjet. E njëjta tokë me vendim të Qeverisë i ishte dhënë Komunës së Tetovës në vitin 2014. Që atëherë dhe që pas nisjes së procedurës në gjykatë, ish administrata komunale e Tetovës nuk ka reaguar. Kasami tha se shërbimet e tij juridike janë ankuar në gjykatë dhe kërkojnë që toka të kthehet në pronë të komunës. /Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas

Më shumë nga kategoria

IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_7295
Pacienti me peshë më të madhe në Maqedoni peshon 288 kilogramë
IMG_7293
Ndërron jetë në Burgun e Idrizovës 35-vjeçari nga Shkupi
IMG_7292
Kasami: Grupi punues për ndërrimin e emrave të rrugëve do të punojë edhe pa pjesëmarrjen e LSDM-së
IMG_7238
“Iftari pa babën”, Adelina Spahija vjen me ilahi
IMG_7237
Taravari: Nga 30 deri në 35 për qind e njerëzve në Maqedoni kanë problem me obezitetin
IMG_7234
Prona e BFI-së! BFI: Çështja është mbyllur, prona mbetet e jona!