Trendy

Tetovë: Punëtorë të një kompanie marrin veturën BMW prej 40.000€ pa leje – vëllai i pronarit alarmon policinë

Para 8 muaj

Më 21.07.2025, në orën 17:35, në SPB Tetovë, personi A.SH. nga Tetova ka raportuar se para një viti, vëllai i tij kishte blerë një automjet “BMW” me targa të Tetovës nga një sallon makinash në Tetovë për shumën prej 40.000 euro dhe e kishte lënë të parkuar dhe të mbyllur para lokalit të tij në Tetovë. Sipas denoncimit, para tre ditësh, punonjës të një firme nga Tetova kishin ardhur në lokalin e tij, kishin marrë çelësat nga punonjësja, pas së cilës kishin marrë automjetin dhe e kishin parkuar në pronën e tyre. Janë duke u marrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Trending