Trendy
Screenshot

Tetovë, rruga “Shtipska” në baltë pas 3 muajsh! Komuna premton fillim të shpejtë të asfaltit

Para 1 javë

Në rrugën “Shtipska” në Tetovë, punimet për ndërtimin kanë nisur disa javë para zgjedhjeve lokale. Megjithatë, edhe pas tre muajsh, rruga ende nuk është asfaltuar dhe vazhdon të jetë e mbuluar me baltë.

Të rreshtuarat e shiut dhe borës kanë bërë që balta edhe më shumë të shtohet, ndërsa banorët thonë se nuk mund të hyjnë as në shitore, për shkak të baltës që bartin. Banorët kërkojnë që të merren masa sa më parë, pasi që situata është shumë e keqe dhe e pa e përballueshme.

“Dy muaj e gjysmë, dy muaj e gjysmë, kjo rrugë nuk është duke u bërë. Si të hyjmë në shtëpi? Katastrofë, e shikon si na kanë lënë. E kanë plas edhe gypin dhe nuk vinë ta rregullojnë. Banderin e shihni, këtë banderë e mban ai teli i orës e shikon, mos do bie edhe banderi. E kanë gërmuar, çdo kompani vjen dhe shkon. Dy muaj e gjysmë këtu nuk na lënë njerëzit dhe në shitore të hyjmë nga balta. Katastrofë, gjynah është kjo, turpi madh është, shiko”, tha një qytetar.

“Që në vjeshtë ka filluar, ka kaluar dimri dhe nuk është bërë. Ma kujdes duhet, nuk u bë. Është rrugë kryesore, nuk është njëkatëshe, dhe s’kanë ku të parkohen. Është e tregut, problem, ka baltë në shtëpitë tona, nuk hyhet. Çdo ditë duhet të fshimë edhe këpucët”, tha një tjetër qytetar.

“Ka nja tre muaj, katër, edhe asnjëherë nuk bëhet. Shumë keq valla, e shikon edhe vetë. Unë aty dal në asfalt, por këta tjerë si kalojnë? Unë solla vetë zall, edhe ma bën prapë me baltë, shumë keq“, u shpreh një tjetër qytetar.

“Jemi shumë në zor, jemi. Siç edhe e sheh këtu, as nuk kalohet. Ka njerëz që janë në zor edhe për ambulant, por nuk hynë. As edhe taksitë nuk ndalen“, deklaroi qytetari.

“Kjo rrugë është filluar, mos gaboj, para zgjedhjeve dy-tre javë, edhe punuar një kompani, la gjysmë, iku, erdhi tjetra. Tash ka tre muaj edhe për mjerim është. Koha e mirë, nuk punon askush. S’di çfarë të them. Këpucët, me qese mundohemi, duhet shkojmë punë në punë, nuk shkohet me lloç. Mundohemi me dy-tre palë këpucë, mundohemi. S’di çfarë të them, nuk merr masa askush“, potencoi një tjetër qytetar.

Nga komuna e Tetovës pranojnë se ka pasur vonesa dhe thonë se nëse operatori që ka fituar tenderin nuk fillon punët, do të merren masa në bazë të kontratës që kanë.

“Po është e vërtetë se ka pasur vonesa, shkaku ka qenë i punëve që kanë realizuar operatorët kabllovik dhe operatori EVN, por edhe shkaku i punimeve nën tokësore të kanalizimit atmosferik. Jemi në fazën e fundit të tamponimit dhe asfaltimit. I kemi dhënë urdhër kompanisë që të vazhdojë me punimet në rast të vonese. Pa dyshim do të merren masa nga komuna e Tetovës”, deklaroi Albi Qamili – zëvendëskryetar i Komunës së Tetovës.

Kjo nuk është rruga e vetme në Tetovë që ka mbetur e papërfunduar. Shumë rrugë kanë nisur para zgjedhjeve lokale dhe janë lënë në gjysmë.

Trending