Trendy

Tetovë: Shoferi godet këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Para 8 muaj

Një këmbësor 74-vjeçar nga Republika e Shqipërisë ka mbetur i lënduar rëndë pasi është goditur nga një automjet në Tetovë.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ngjarja ka ndodhur më 17 gusht 2025, rreth orës 13:50, në rrugën “Njegosheva” të Tetovës. Pas aksidentit, shoferi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të plagosurin pa ndihmë.

I lënduari H.G. (74) është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se një ekip hetimor ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes, ndërsa po ndërmerren masa intensive për identifikimin e shoferit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Trending