Trendy

Tetovë: Vajza e re përpiqet të hidhet nga hoteli – shpëtohet në çastet e fundit nga zjarrfikësit dhe policia!

Para 8 muaj

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në një hotel në Tetovë, ku një vajzë e re, me inicialet L.M., ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga një lartësi.

Falë reagimit të menjëhershëm të zjarrfikësve dhe policisë së Tetovës, është arritur të parandalohen pasojat fatale. Ekipet ndërhynë me shpejtësi, duke thyer derën e dhomës ku ndodhej vajza dhe duke arritur ta ndalojnë në momentet e fundit nga hidhja.

Menjëherë pas shpëtimit, ajo është dërguar me autoambulancë në repartin e urgjencës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikologjik.

Policia po heton rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë, ndërkohë që autoritetet apelojnë për kujdes ndaj shëndetit mendor dhe ofrojnë ndihmë për të rinjtë që ndihen në krizë.

Trending