Trendy

Tetovë: Vetura bie aksidentalisht në vendin ku kanë nisur punimet për objektin e ri komunal

Para 1 orë

Një veturë ka rënë aksidentalisht në hapësirën ku kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të ri komunal në Tetovë.


Sipas informacioneve të para, automjeti ka përfunduar brenda zonës së punimeve, e cila është e hapur për ndërtim.


Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rrethanat e sakta të incidentit pritet të sqarohen pas hetimeve të mëtejshme.


Nga vendi i ngjarjes janë publikuar edhe fotografi që tregojnë momentin kur vetura ndodhet brenda hapësirës së punimeve./tema-mk.comtema-mk.com

Trending