Kosove

Thaçi nuk komenton akuzat e reja, përmend zgjedhjet: Nuk paraqes rrezik politik për askënd

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 8, 2024, 10:12

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është deklaruar për akuzat e reja që u ngritën ndaj tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Nuk kam pasur mundësi ta diskutoj me avokaten time shkaku i angazhimeve tjera që kam pasur në thelb dokumentin e konfirmuar nga ana ju andaj do të deklarohem me kohë në përputhje me afatin ligjor dhe kushtetues”, tha Thaçi.

Thaçi përmendi edhe zgjedhjet, ku tha se Kosova është në prag të zgjedhjeve elektorale dhe ai nuk paraqet rrezik politik për askënd.

“Me siguri ju e dini që unë tash e katër vite përballem me një proces tjetër gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretuese të historisë politike dhe kombëtare për lirin e shtetit dhe pavarësinë kombëtare më së paku nga vitet 1980 e deri më sot. Pra, është një proces voluminoz. E di se shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim me padurim fundin e këtij procesi. Presim drejtësi për çka edhe besojmë në drejtësi. Krejt papritmas para dy tre ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS-ja. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale. Unë nuk paraqes rrezik politik për askënd”, tha Thaçi.

Thaçi ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Kosovës.

“Me siguri e dini unë që 4 vite përballem me një tjetër proces gjyqësor. E di që shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim e fundit të këtij procesi, presim drejtësi. E di që Kosova është afër zgjedhjeve elektorale, unë s’jam pjesë e zgjedhjeve elektorale, unë s’paraqes rrezik për askënd. Të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Do të deklarohem brenda kohës së caktuar. Ende s’i kam lexuar në tërësi akuzat, duhet t’i lexoj që t’i kuptoj.”, u shpreh Thaçi.

Gjytarja Majorie Maselot i tregoi paraprakisht se nuk është i obliguar të deklarohet dhe se që nga mbajtja e kësaj seance i ka 30 ditë për tu deklaruar mbi mospranimin apo pranimin e fajësisë.

Thaçit iu mundësua nga gjykatësja e procedurës paraprake që të bëhet pushim në mënyrë që ai ta lexojë aktakuzën ndërsa tashmë i akuzuari u përgjigj me ‘nuk ka nevojë’. Megjithatë, mbrojtësja e tij, avokatja Nina Tavkoli tha se i duhet një konsultë me klientin e tij për çka seanca shkoi në pushim.

Më 29 nëntor 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën dhe më pas lëshoi katër fletarrestime dhe një fletëthirrje.

Ish-kreu i AKI-së Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan më 5 dhjetor në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të DHSK-së më 6 dhjetor, në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Gjykatësja e Procedurës Paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Fletarrestimi i lëshuar nga Gjykatësja e Procedurës Paraprake iu dorëzua Thaçit në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 5 dhjetor, në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Hajredin Kuçit iu dorëzua aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para Gjykatëses së Procedurës Paraprake, në bazë të aktakuzës së konfirmuar, për paraqitjen e parë.

Sipas aktakuzës së konfirmuar, së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave në objektin e paraburgimit, “Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarë të ZPS-së, udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së dhe hollësi se si duhej ta bënin këtë.”

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me Smakajn, Fazliun dhe Kilajn, dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe Kuçin, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në kontekstin e gjykimit aktual Thaçi dhe të tjerët.

Në aktakuzën e konfirmuar, kundër Thaçit janë ngritur tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_9018
Kasami paralajmëron formimin e policisë komunale: Do të kontribuojë në ruajtjen e rendit publik
IMG_9009
Kërçovarët në Zvicër synojnë rekordin Guinness me burekun më të madh në botë
IMG_9006
Kosovari kapet duke vjedhur në një shtëpi në Shkup, arrestohet nga policia
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”