Trendy

“Thesari” nën asfalt: Rruga Tetovë–Jazhincë fsheh mijëra metra katrorë kalldrëmi të varrosur prej dekadash

Para 2 orë

“Thesari” nën asfalt: Rruga Tetovë–Jazhincë fsheh mijëra metra katrorë kalldrëmi të varrosur prej dekadas

Një zbulim interesant ka dalë në pah gjatë punimeve për rrethrrotullimin që lidh magjistralen me Bulevardin Blagoja Toska në Drenovec, ku nën shtresën e asfaltit është shfaqur kalldrëmi i vjetër i rrugës.

Sipas të dhënave, e gjithë rruga Tetovë-Jazhincë, me gjatësi rreth 30 kilometra dhe gjerësi mesatare 7 metra, ka qenë e shtruar me kalldrëm para asfaltimit në vitet ’80. Në atë periudhë, në vend që të hiqej, kalldrëmi është mbuluar direkt me asfalt, duke mbetur i “varrosur” deri më sot.

Sa është vlera e këtij “thesari”?

Le të bëjmë një përllogaritje:

* Gjatësia: 30,000 metra
* Gjerësia: 7 metra
* Sipërfaqja totale:
👉 30,000 m × 7 m = 210,000 m²

Nëse sot kalldrëmi do të ishte i shfrytëzueshëm, vlera e tij në treg (material + punim) llogaritet mesatarisht:

* 20 – 45 €/m²

👉 Vlera totale reale:

* Minimum: 210,000 × 20 € = 4.2 milion €
* Maksimum: 210,000 × 45 € = 9.45 milion €

Kalldrëmi i dalë në sipërfaqe në Drenovec dëshmon një praktikë të vjetër ndërtimi, ku infrastruktura ekzistuese është mbuluar dhe jo zëvendësuar. Sot, ai përfaqëson një pasuri të fshehur nën asfalt.

Trending