Opinione

“Thesari që ke mbrenda vetes,,

March 27, 2025, 04:03

Sakibe

EVN Online

A mund të jetë gjithçka një rastësi, apo janë gjërat janë të destinuara të ndodhin në një mënyrë të caktuar? Apo, ndoshta, gjithçka është e ndërlidhur dhe ka një shkak të thellë për çdo situatë që ndodh? Sidoqoftë, ashtu siç ndodhin gjërat, ka një arsye për to. Nëse diçka është e mirë për ty, pa dyshim që do të të përkasë dhe do të ndodhë. Nëse nuk është e duhura për ty, atëherë nuk do të ketë vlerë për ty, pavarësisht sa shumë mund të mundohesh.

Gjërat e mira kërkojnë kohë, dhe të gjithë jemi të njohur me këtë thënie. Megjithatë, ndonjëherë ato vijnë papritur, për një çast, në disa sekonda, atëherë kur ke humbur toruan e nuk ke nga t’ia mbashë, dhe sa hap e mbyllë sytë, gjërat ndryshohen drastikisht, e aty për aty fillon magjia.

Sot ishte kohë e bukur; njerëzit po lundronin nën erën e lehtë. Disa në vetura e disa në këmbë, disa duke vrapuar e disa në qetësi, disa të ulur diku, e disa të lodhur, të rraskapitur e të gjunjëzuar në tokë.

Kjo është një pasqyrë e jetës së një studenteje, që ka kaluar pesë muaj në një qytet të ri. Ndonëse shpeshherë ndihet keq, jo për faktin që është aq keq apo e pa përballueshme, por nga epshi për ta ofruar më të mirën nga vetja. Deri tani, gjithçka në përgjithësi është mirë. Mirë, për faktin që po tentoj dhe mundohem.

Jeta këtu është dinamike, e mbushur me drama e të papritura, e jo gjithmonë e organizuar, ndonjëherë e vështirë për t’u menaxhuar, por gjithsesi e mbushur me mundësi dhe mësime. Pasi ta mendosh më shtruar, nuk është fare e lehtë për një vajzë që vjen nga një fshat, me pritshmëri pak më të vogla, të niset për diku vetëm, me një valixhe në duar, që dridhet nga frika se si do ta kaloj fillimin e studimeve dhe sa sfiduese do të jetë ky kapitull i ri që ka filluar me shumë entuziazëm.

E kur rëndohesh shpeshherë kjo ta humb motivin për disa momente, po asesi nuk duhet të harrosh dëshirën e madhe që ke përmbrenda për të lulëzuar dhe evoluar si person. Të kuptoj, Sakibe, dhe shumë të tjerë që përjetojnë këtë ndjesi çdo ditë. Jam krenare me ty që nuk demotivohesh dhe nuk thua se është e vështirë, duke u ndalur dhe stepur më pas. E cila gjë nuk është e vështirë në fillim, më thuaj? Asnjëra. Pasi vështirësitë kalohen dhe mësohesh me to vetëm kur i përjeton. Vetëm kur guxon dhe tenton për më të mirën.

Nuk është gabim dhe absurde të kërkosh më të mirën, sepse me arritjet e vogla më pas mësohesh, e kështu ne s’jemi mësuar, kështu ne s’jemi të përmbushur, pasi gjërat fitohen me mund e me zell , dhe ne jemi mësuar t’i përjetojmë këto arritje, të luftojmë për më të bukurën, më të mirën, më të vyshmen.

Sic thotë edhe Joseph Murphy: “Ajo që do mbjellësh në nëndijen do ta korrësh në trup dhe mendje.” Të duash veten dhe të vendosësh limite është gjëja më e bukur që si vajzë mund ta bësh. Të ruash qetësinë dhe të jesh e kënaqur edhe me gjërat e vogla përreth. Të mos jesh gjithkah, por të jesh diku, diku aty ku gjen paqe me veten. Aty ku vetëm ti zgjedh. Jo aty ku energjia që përthith të bën të zymtë gjithçka.

Mos lejo që koha të shkojë dhe ti të zhytesh bashkë me të, por krijo kohë për veten, ruaje veten dhe behu e prirur për gjëra edhe më të bukura. Mos prit, por liroje veten të lëvizë në qetësi dhe sillet vërdallë  vetëm aty ku do ajo.

Dhe unë do sillem vërdallë  për të gjithë ata të rinj që iu shuhen ëndrrat, për ata që iu desh të ndërpresin një udhëtim të bukur, për ata që nuk mundën ta shijojnë jetën dhe ikën prej saj, dhe si një psikologe e ardhshme, synoj të bëj mirë për të gjithë ne.

Tetova1 në Youtube

IMG_0812
BBC: Gjermania po përgatitet për luftë
att.p6OV-A4Qhfa25e3zkpC28xFGqtmTvnTXlH8nld5Quck
Ndërron jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Adem Ademi nga Sllatina
IMG_3211
“Tepruan me ëmbëlsirat – 120 persona përfundojnë në urgjencë pas festës së Bajramit!”
IMG_1878
Pensionistët nga nesër do të marrin pensione më të larta për 2.500 denarë
IMG_4032
BDI: Agjencia “Rubikon” ishte përgjegjëse për sigurinë e kabaresë në Koçan

Mos e humb

IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Më shumë nga kategoria

IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare