Në Gjykatën Speciale sot po mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.
Në seancë u publikuan audio-incizimet e Thaçit me Fadil Fazliun. Biseda zhvillohet rreth dëshmisë që ishte planifikuar të jepte në Hagë Rrustem Mustafa.
Prokurori, Joshua Hafetz pretendoi se Thaçi i jep udhëzime Fazliut se si të dëshmojë Mustafa në mënyrë që të minimizojë përgjegjësinë dhe fajin e tij.
Fazliu e kishte vizituar Thaçin në paraburgim në korrik të vitit 2023. Sipas ZPS, me të kuptuar Thaçi se kur do të jepte dëshminë në Hagë Remi, si dëshmitar i ZPS, djali i Fazliut e kontaktoi Remin dhe më pas ai u takua me të akuzuarin./Reporteri










