Një ish-ushtar i UÇK-së ka rrëfyer momentet kur vendosi t’i bashkohej luftës, duke treguar edhe reagimin e familjes së tij kur mori vesh se kishte marrë pushkën.
“Një kohë të gjatë s’kam mujt me i tregu nanës. Baba ka qenë në perëndim, ai ka marrë vesh shumë kohë më vonë. Erdhi koha kur e mora pushkën e pushkën s’mujsha me fsheh. Unë u frigova që do të marr një këshill prej nanës e gjyshes, por unë mora një mbështetje”, rrëfeu ai.
Ai tregoi edhe momentet e para të telefonatës me babanë, nga i cili kishte pritur qortim, por përkundrazi mori fjalë mbështetëse.
“Pritsha me m’qortu fort, e ai në momentet e para më tha: ‘Ti e ke gëzu shtëpinë tonë, ti e ke zdritë ftyrën e familjes’”, tha ish-ushtari.











