Maqedoni

T’ia them Selës atë që e kam borxh, dhe që e meriton ai

Autori

Autori

Portali Tetova

April 1, 2024, 05:04

Shkruan: Burhan Salihi

Ishin ditë shumë të vështira, me tension, paqartësi…, kur mua më ra hise që atëherë me disa pak “guximtarë”, të shkëpusnim një pjesë të anëtarësisë nga “trungu” i deriatëhershëm që quhej PDSH-ja e Menduh Thaçit, dhe të ndërtonim një subjekt tjetër të ri që do të quhej LR-PDSH. Shumica ia kishin frikën deri në palcë Menduhit, prandaj edhe vendimin eventual për ta ndëmarrë dhe sidomos për t’iu bashkangjitur LR-PDSH-së, ishte goxha i vështirë.

Më kujtohen momentet e ditët kur Zijadin Sela vinte në Kumanovë gjoja për t’na “mbështetur” e “përkrahur”. Me sjelljen e tij, që shoqërohej me “frikë lepuri” (frigohej goxha shumë nga Menduhi), më shumë na e mbillte frikën sesa na inkurojonte në hapat e parë, aktivitetin e ngadaltë për ta ndërtuar dhe çuar në këmbë LR-PDSH-në.

Përpjekjet tona, pra të Degës së LR-PDSH-së Kumanovë, përkundrazi ishin të guximshme dhe shumë intenzive, prandaj dhe vajtje-ardhjet e Zijadinit ishin të njëpasnjëshme, duke na parë si shpresë… U ngritëm të gjithë në këmbë, nga Kumanova e Likova, për ta bërë sa më shpejtë LR-PDSH-në, dhe ia arritëm. Puna dhe angazhimi ishte titanik… Por, nuk dua të ndalem këtu, prandaj nuk dua të flasë për shumë detaje, megjithëse akoma i kam shumë të freskëta, sepse unë isha caktuar për ta formuar Degës e LP-PDSH-së.

Ajo që po më habit sot është sjellja e Zijadinit, njeriu i cili të gjithë imazhin dhe narrativin e kishte krijuar mbi bazën e tehut kritik ndaj BDI-së dhe sidomos Ali Ahmeti.

Nuk kishte lënë gjë të keqe pa thënë për Ahmetin, bile-bile disa gjëra kur më kujtohen, edhe sot e kësaj dite më rrënqethet lëkura.
Akoma nuk mund ta besoj se si ky burrë me flokë të gjata, kohë më parë gatise na i mbushi mendjen se “Grubi dhe Ahmeti” paskan qenë ata që kishin dashur “ta vrisnin?!” Selën më 27 prill, ndërkohë që sot pikërisht atyre iu ul në preherë?

A thua deri këtu paska degraduar Sela, moralisht e kombëtarisht?

Auuu bre burrë, kaq shumë paske ra poshtë?

Çfarë halli pate o Zijadin, që Grubit e Ahmetit sot iu bëre mashë? Nëse e ke patur bishtin e zënë, pse bre burrë nuk na tregove, të paktën të të kishim gjetë ndonjë formë që ma butë ta “përballoshe” këtë situatë!

Më vjen keq ta them sepse dje ishim “bashkëluftëtarë partiakë”, e sot nuk do të doja asnjëherë në asnjë rast të jem aty ku je ti sot. Ma ke neveritë edhe shqiptarinë edhe politikën. Nuk e dija se “prostitucioni jot politik” dhe i Menduhit, shkojnë aq larg saqë tua kenë lakmi edhe Esad Pashë Toptani e Rrahman Morina!

Ju u bëtë sinonim i të keqes në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ju dy, rrënuat edhe ato pak kritere që politika shqiptare i kishte ndërtuar (krijuar) gjatë këtyre më shumë se 30 viteve. Ju u shndërruat në apokaliptikë të atyre pak kritereve në skenën politike shqiptare, kurse në vend të parimeve, “prostitucionin politikë” na e sollet e mbollët si “vlerë”.

Pirolla ju qoftë Zijadin e Menduh. Kanë përse dhe për çfarë t’ju mbajnë në mendë, nipat tuaj dhe brezat e rinj që po vijnë! Atë që ju e bëtë sot, asnjë politikanë shqiptarë deri sot, s’e ka bërë.

*Burhan Salihi, kryetar i parë i Degës së LR-PDSH-së (Aleancës së sotme) për Kumanovë

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo

Më shumë nga kategoria

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_2242
Erdogan: Marrëdhëniet me Serbinë, të shkëlqyera
IMG_2237
Mexhiti: VLEN-i është shumë më kompakt se BDI-ja
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2233
Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York
IMG_2232
32-vjeçari nga Maqedonia arrestohet në Kroaci: Pa patentë shoferi shkakton aksident trafiku
IMG_2228
TURQIA NË SHOK: Restoranti i njohur ka vendosur fshehurazi MISH DERRI në produktet e tij

DIASPORA