Trendy

“Topless” në plazhet shqiptare, reagime të ndryshme: Turistët shtyjnë kufijtë, vendasit ende rezervohet

Para 9 muaj

Në një kohë kur shumë turistë të huaj zgjedhin Shqipërinë për pushime dhe disa shfaqen “topless” në plazh, kjo sjellje mbetet një kufi i pakalueshëm për shumicën e shqiptarëve. Në qytete bregdetare si Durrësi, Velipoja dhe Vlora, reagimet ndaj këtij fenomeni janë të ndryshme dhe shpesh të ndara sipas brezave dhe kulturave.

Në Durrës, pushues dhe vendas shprehen të habitur dhe madje të fyer nga kjo sjellje. Një qytetar tha se duhet të ketë plazhe private për “këtë punë” pasi kjo sjellje është “e turpshme për ne që jemi përreth”. Në Velipojë, disa janë më tolerantë dhe e shohin këtë si një normë të natyrshme për qytete europiane, megjithëse e panormuar për kulturën shqiptare. Ndërsa për shtetasit nga Kosova, kultura e vendit është një prej arsyeve për të vizituar Shqipërinë, duke theksuar dallimet kulturore.

Në Vlorë, brezi më i vjetër mbetet i rezervuar dhe e sheh si diçka të papranueshme. Një banor tha se do t’u kërkonin të mbuloheshin sepse “na vjen turp”.

Sociologët theksojnë se turizmi sjell jo vetëm përfitime ekonomike, por edhe ndikime kulturore, dhe përmendin se në Shqipëri nuk ka plazhe zyrtare nudiste, ndërsa rregulloret ligjore konsiderojnë zhveshjen e tillë publike si shkelje të moralit dhe rendit publik. Në mungesë të një ligji të posaçëm për nudizmin, Kodi Penal dhe rregulloret vendore mund të aplikojnë gjoba administrative ose masa më të rënda në rast të përsëritjes së sjelljeve të tilla.

Kështu, ndërsa disa turistë shfaqin më shumë liri në sjellje, kultura dhe ligjet shqiptare mbeten të qarta për kufizimin e kësaj praktike në hapësira publike.

Trending