Më 9 korrik 2025, rreth orës 18:40, në fshatin Toplicë të Gostivarit, policia ndaloi një të mitur që nuk iu bind shenjës “stop” të zyrtarëve. Ai po qarkullonte me një moped “John Weiss” pa targa.
I mituri u shoqërua në stacionin policor në prani të prindit të tij dhe ndaj tij do të ndërmerren masat ligjore.










