Maqedoni

Toshkovski viziton Tetovën, paralajmëron masa të reja për trafikun

March 1, 2025, 02:03

Ministri i Punëve të Brendshme zhvilloi sot një vizitë pune në Tetovë, ku u takua me përfaqësues të SPB Tetovë dhe Komunës së Tetovës. Gjatë takimeve, ai theksoi rëndësinë e projektit “Qytet i Sigurt”, i cili do të zbatohet në fazën e parë edhe në Tetovë dhe Kumanovë, përveç Shkupit.

Në fokus të vizitës ishte gjendja aktuale e trafikut në qytet dhe masat që do të ndërmerren për të përmirësuar sigurinë rrugore. Ministri theksoi se kontrollet e shtuara të policisë gjatë dy muajve të fundit kanë ndihmuar në uljen e aksidenteve me lëndime të rënda trupore me rreth 50%.

Gjithashtu, ai paralajmëroi një plan të ri aksionar që do të nisë nga java e ardhshme, në bashkëpunim me komunën dhe shërbimin e karotrecit, për të zgjidhur problemin e parkimeve të gabuara dhe ndalimeve të automjeteve në rrugët kryesore të Tetovës. Ministri nënvizoi se qëllimi nuk është ndëshkimi i shoferëve, por parandalimi dhe funksionalizimi më i mirë i rrugëve të qytetit.

Në përfundim, ai siguroi qytetarët se aksioni i ri do të ketë rezultate pozitive dhe do të ndihmojë në krijimin e një trafiku më të sigurt për të gjithë banorët e Tetovës.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas

Më shumë nga kategoria

IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë
IMG_7086
Dështimi i Ali Ahmetit në Kosovë: Mbështetja e tij për opozitën u shndërrua në fiasko
IMG_7080
Pas vonesave, pritet hapja e çerdhes në Përshefcë! Do të regjistrohen 150 fëmijë, por pasi të zgjidhet drejtori
IMG_7072
Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllau i Unikatilit
IMG_7005
Mexhiti kujton Kuvendin e Lezhës: Në Shkup qëndron krenare shtatorja e Skënderbeut
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6997
Trump nënshkruan urdhrin që shpall anglishten gjuhë zyrtare në SHBA