LAMM njofton se nga sot dhe deri në dy javët e ardhshme, trafiku në aksin rrugor Gostivar–Tetovë do të zhvillohet sipas një regjimi të ndryshuar, për shkak të punimeve ndërtimore dhe kërkimore që do të kryhen nga pika pagësore e Tetovës deri te pika pagësore e Gostivarit.
Autoritetet rekomandojnë:
Shpejtësi të adaptuar dhe respektim rigoroz të sinjaleve të komunikacionit.
Kujdes të shtuar në gryka malore dhe lugina lumenjsh, ku ka rrezik rrëshqitjeje dheu.
LAMM thekson se trafiku në vendkalimet kufitare dhe rrugët e tjera zhvillohet pa vonesa të gjata. Masat e kujdesit vlejnë veçanërisht edhe për akset: Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.








