Trendy

Tragjedi/ 12-vjeçari humb jetën në fushë futbolli, i bie porta në kokë

Para 2 orë

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Cetinje të Malit të Zi, ku një djalë 12-vjeçar ka humbur jetën pasi një konstruksion i portës së futbollit ka rënë mbi të.

Sipas informacioneve jozyrtare të mediave, viktima me inicialet J.K. ishte duke luajtur futboll me disa shokë në një sallë të mbuluar (“balon-sallë”) në fushën e vjetër sportive, kur ndodhi aksidenti tragjik.

Autoritetet pritet të hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa rasti ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Sipas informacioneve fillestare, konstruksioni i portës ka rënë mbi fëmijën, duke i shkaktuar lëndime fatale. Institucionet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe po kryejnë hetime për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur tragjedia në Cetinje.

Trending