Trendy

Tragjedi në Bit Pazar: Grua 65-vjeçare gjendet pa shenja jete në banesën e saj

Para 4 muaj

Një grua 65-vjeçare nga Shkupi, me iniciale M.SH., është gjetur pa shenja jete në një banesë në rajonin e Bit Pazarit. Ngjarja është raportuar rreth orës 10:30 në Sektorin për Punë të Brendshme – Shkup.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, ekipi i Ndihmës së Shpejtë që mbërriti në vendngjarje konstatoi vdekjen e viktimës, ndërkohë që në trupin e saj nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.

“Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi me qëllim përcaktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Hetimet janë në vijim e sipër për të sqaruar tërësisht rrethanat e këtij rasti.

Trending