Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën e vjetër midis Selanikut dhe Verias në Greqi, ku jetën e kanë humbur një burrë 44-vjeçar dhe djali i tij 13-vjeç.
Gruaja dhe djali tjetër kanë mbetur rëndë të lënduar.
Në aksident është përfshirë një kamion nga Maqedonia e Veriut, i drejtuar nga një shofer 34-vjeçar maqedonas, i cili tashmë është arrestuar nga policia greke.
Sipas mediave greke, ngjarja ka tronditur opinionin publik për shkak të pasojave të rënda dhe përfshirjes së familjes së viktimave në aksidentin fatal.










