Një incident i rëndë me autobus ka ndodhur pranë pikës kufitare te “Malko Tarnovo”, në kufirin mes Bulgarisë dhe Turqisë, ku kanë humbur jetën dy persona dhe 16 të tjerë janë plagosur, përcjellë tetova1.
Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një autobus ukrainas me pasagjerë shtetas ukrainas. Mjeti kishte ndaluar në rrugë pasi kishte mbetur pa karburant. Pasagjerët kishin zbritur jashtë, por autobusi më pas është lëvizur papritur mbrapa dhe ka përplasur disa prej tyre që ndodheshin pas tij.
Në autobus ndodheshin gjithsej 39 persona – 37 pasagjerë dhe dy shoferë. Pas incidentit, autobusi përfundoi në një kanal, ndërsa të gjithë pasagjerët dhe shoferët u nxorën nga vendi i ngjarjes.










