Një foshnjë gjashtëmuajshe nga rajoni i Shkupit është sjellë e pajetë në Poliklinikën e Draçevës, ndërsa mjekët nuk kanë konstatuar shenja të dukshme dhune në trupin e saj.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është raportuar më 26 gusht 2026, rreth orës 21:15, në SPB Shkup nga Poliklinika e Draçevës.
Mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës, ndërsa për shkak se në trup nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune, për momentin mbetet e paqartë shkaku i vdekjes.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i foshnjës është dërguar për obduksion. Rezultatet e obduksionit pritet të përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.











