Trendy

Tragjedi në Tetovë, humb jetën 11-vjeçari pasi bie nga ballkoni

Para 1 orë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën Industriale në Tetovë, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Sipas raportimeve të para, fëmija ka rënë nga ballkoni i një banese, duke pësuar lëndime fatale që rezultuan me humbjen e jetës në vendngjarje.

Ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën me urgjencë, por fatkeqësisht munden vetëm të konstatonin vdekjen. Aktualisht, policia dhe prokuroria po punojnë në terren për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti që ka tronditur mbarë opinionin publik

 

Trending