Artisti operistik Riste Velkov dhe djali i tij Adam janë mes katër viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi gjatë natës në unazën e Shkup.
Sipas informacioneve jozyrtare, Riste Velkov ka qenë duke drejtuar veturën “BMW”, ndërsa djali i tij Adam ishte student në vitin e dytë në Fakultetin e Informatikës – FINKI. Me ta ndodheshin edhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre 20-vjeçari P.M., ndërsa identiteti i viktimës së katërt ende po konfirmohet.
Sipas burimeve të “Skopje1”, organet hetuese kanë konstatuar se kamioni ka goditur drejtpërdrejt veturën pa frenuar, pas së cilës “BMW”-ja është përfshirë nga flakët, ndërsa kamioni ka dalë jashtë rrugës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mes mbikalimit të Vizbegovës dhe nyjës së Mirkovcit, kur një kamion me targa të Kosovës theu barrierën mbrojtëse, kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas frontalish me automjetin.
Pas përplasjes shpërtheu një zjarr i fuqishëm dhe vetura u dogj plotësisht. Në aksident humbën jetën katër persona.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, jetën e kanë humbur drejtuesi R.V. (51), dy bashkëudhëtarë 20-vjeçarë dhe një person tjetër identiteti i të cilit fillimisht nuk ishte konfirmuar. Më vonë u bë e ditur se mes viktimave janë edhe Riste Velkov dhe djali i tij Adam.








