Trendy

Tragjike në Fushë Kosovë – 32-vjeçari humb jetën pasi dyshohet se u ngufat duke ngrënë shalqi

Para 2 minuta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë, ku një i ri ka humbur jetën pasi dyshohet se u ngulfat gjatë ngrënies së ushqimit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Andi Spahiu, 32 vjeçar.

Sipas informacioneve, 32-vjeçari fillimisht ishte dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se gjatë ngrënies së shalqirit një copë i kishte ngecur në fyt, duke i shkaktuar vështirësi të rënda në frymëmarrje.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij rreth orës 14:15.

Trending