Trendy

Trajnim për Arsim Paqësor: Mësimdhënës nga disa qytete të vendit bashkohen për ndërtimin e paqes

Para 3 javë

Në kuadër të Programit për Arsim Paqësor, i organizuar nga Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë “Megjashi” në Shkup, u zhvillua një tjetër trajnim për ndërtimin e paqes dhe arsim paqësor. Këtë herë, trajnimi ishte i dedikuar për stafin mësimdhënës nga Shkupi, Velesi, Likova, Berova, Mavrovë–Rostushë dhe Krusheva.

Qëllimi i këtyre trajnimeve, përveç përvetësimit të njohurive të reja, është inkurajimi për kyçje aktive në arsim paqësor, zhvillimi i senzibilitetit ndaj dhunës direkte dhe strukturore, si dhe ballafaqimi konstruktiv me konfliktet, me synim parandalimin e dhunës përmes trajtimit të tyre në mënyrë të padhunshme, veçanërisht në kontekstin shkollor.

Gjatë trajnimit, stafi mësimdhënës trajtoi tema të shumta dhe të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt shoqërinë tonë, duke shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira nga mjediset e tyre arsimore.

Trajnimi u vlerësua si një organizim i përkryer, falë angazhimit dhe përkushtimit të Gordana dhe Dragi Zmijanac, drejtues të Ambasadës së Parë të Fëmijëve në Botë “Megjashi” në Shkup.

Trending