Trendy

Tramp: Jemi afër përfundimit të punës në Iran

Para 2 orë

“Falë progresit që kemi bërë, mund të them se jemi në rrugë të duhur për të përmbushur të gjitha objektivat ushtarake të Amerikës shumë shpejt. Do t’i godasim jashtëzakonisht fort gjatë dy deri në tre javëve të ardhshme. Do t’i kthejmë në Epokën e Gurit. Ndërkohë, diskutimet janë duke vazhduar. Ndryshimi i regjimit nuk ishte qëllimi ynë. Grupi i ri është më pak radikal dhe shumë më i arsyeshëm. Megjithatë, nëse gjatë kësaj kohe nuk arrihet një marrëveshje, ne kemi në shënjestër objektiva kyçe. Nëse nuk ka marrëveshje, do të godasim secilin prej centraleve të tyre të prodhimit të energjisë shumë fort. Nuk kemi goditur naftën e tyre, edhe pse është objektivi më i lehtë. Sepse kjo nuk do t’u jepte as një shans të vogël për mbijetesë apo rindërtim. Por mund ta godasim, dhe ajo do të zhdukej”, deklaroi Donald Tramp, President i SHBA-së.

Pas fjalimit të Trampit, ushtria iraniane tha se SHBA dhe Izraeli godasin caqe të parëndësishme, ndërsa paralajmëroi sulme të gjera dhe destruktive. Ushtria në Teheran hodhi poshtë pohimin e Trampit për mungesë armësh, duke theksuar se ka armë dhe municion të fshehur, që asnjëherë nuk do të arrihet te to. Teherani madje u kërcënua duke theksuar se SHBA dhe Izraeli do të duhet të paguajnë për agresionin e iniciuar./Alsat.mk

Trending