Trendy
U.S. President Donald Trump speaks at the "Shield of the Americas" Summit in Miami, Florida, U.S., March 7, 2026. REUTERS/Kevin Lamarque

Tramp: Një pjesë e madhe e ishullit strategjik iranian Harg u shkatërrua nga bombardimet amerikane!

Para 1 orë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se edhe pse një pjesë e madhe e ishullit strategjik iranian Harg u shkatërrua nga bombardimet amerikane, ai mund të urdhërojë sulme të tjera ndaj tij. Pas sulmit, Trump tha se forcat amerikane kishin “shkatërruar plotësisht” objektivat ushtarake iraniane në ishull, por nuk e kishin prekur infrastrukturën e naftës. Megjithatë, ai kërcënoi se do t’i godasë edhe ato objekte nëse Irani ndërpret trafikun në Ngushticën e Hormuzit.

Trump i ka kërkuar Kinës, Francës, Japonisë, Koresë së Jugut dhe Mbretërisë së Bashkuar të dërgojnë anije luftarake për të shoqëruar cisternat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, pasi Irani bllokoi në mënyrë efektive këtë rrugë ujore kritike.

Deri më tani, vendet që iu përgjigjën nuk e kanë konfirmuar nëse do ta bënin këtë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë për NBC deklaroi se nuk është ende i përgatitur të arrijë një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund luftës. Ai tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje, por sipas tij kushtet nuk janë mjaftueshëm të mira.
Ndërkaq ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se edhe pse nuk ka asnjë iniciativë serioze për të rifilluar negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por ai beson se Irani është i hapur për bisedime përmes kanaleve të tërthorta.

“Çdo dy ose tre ditë unë bisedoj me homologun tim iranian. Dhe ndjesia ime është se, ata ndihen të tradhtuar sepse për herë të dytë u sulmuan, e dini, gjatë bisedimeve. Prandaj mendoj se nuk ka asnjë arsye për ta tani që të përmendin hapur diskutimet. Por mendoj se ata janë të hapur për çdo diplomaci të arsyeshme përmes kanaleve të tërthorta”, deklaroi Hakan Fidan, Ministër i Jashtëm i Turqisë.

President amerikan minimizoi disa herë shqetësimet për koston e energjisë si pasojë e luftës dhe tha se çmimet e karburanteve do të bien ndjeshëm pasi të përfundojë lufta. Por Irani është zotuar ta mbajë të mbyllur ngushticën dhe ka thënë se çmimet e naftës mund të arrijnë në 200 dollarë për fuçi nëse sulmet vazhdojnë./Alsat.mk.

Trending