Disa nga transportuesit privat në transportin publik të qytetit në Shkup paralajmëruan se edhe nesër do të qarkullojnë vetëm deri në orën 10:00 të mëngjesit, e më pas do të marrin vendim se çka do të bëjnë më tutje.
Ata kërkojnë financa në mënyrë që të mund të vazhdojnë t’u shërbejnë qytetarëve me automjetet e tyre dhe thonë se, prej janarit, kur kanë marrë vetëm një pjesë të mjeteve, nuk u janë paguar mjetet për shërbimin e ofruar qytetarëve, për çka tashmë nuk kanë para për derivate dhe për mirëmbajtje të automjeteve.