Maqedoni

Transportuesit privatë pritet ta ndërpresin tërësisht qarkullimin, në dy ditët e ardhshme do ta reduktojnë

Autori

Autori

Portali Tetova

July 3, 2024, 12:07

Transportuesit privatë në dy ditët e ardhshme do të reduktojnë, ndërsa më pas do të ndërpresin tërësisht qarkullimin, shkruan Alsat.

Vozitësit thonë së janë të detyruar edhe të protestojnë për shkak të zhytjes në borxhe dhe mos shlyerjes së detyrimeve nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik që nga janari i këtij viti.

“Të gjithë kolegët janë në borxhe të mëdha, punojmë me çmim i cili na mundëson vetëm harxhimet ti mbulojmë, shumica janë në borxhe, ose neper kredi ose neper pompa të benzinës, siç kanë mund të gjenden. Nga cili muaj nuk jeni paguar nga NQP-ja? Nga janari e këndej nuk jemi të paguar. (2:24-2:41)”Deshëm ose jo nuk mund të vazhdojmë për shkak të mungesës së mjeteve, një apo dy ditë do të jemi me reduktim e më pas dhe do të ndërpritet e gjithë puna”, tha Isen Halili, vozitës.

“Pronari im quhet Hasan dhe ma ka ndërpre punën se s’ka mundësi më të vozis, deri tani ai ka harxhuar 35 mijë euro, jo neper pompa por para të cilat i ka pasur të gatshme, kemi informata se ka nga 50 apo 70 mijë euro. Që i bie se e pësoni edhe ju si shofer? Unë që një javë nuk di ç’të bëj a do kthehemi të punojmë apo të kërkoj punë diku tjetër”, u shpreh Muhadin Halili, vozitës.

Borxhi që NQP-ja ka ndaj vozitësve privatë shkon rreth 2 milion euro.

“Borxhi jonë është i madh, nuk kemi marrë para që nga janari, kemi marrë një të treten të janarit. Në tre javët e fundit nuk kemi marrë asnjë denarë. Dhe shuma arrin për të gjithë transportin nga 110 milion denarë, para të vonuara dhe kemi edhe një muaj që nuk është faturuar për muajin qershor”, tha Oliver Petrushevski – vozitës.

As qyteti i Shkupit e as Ndërmarrja e Qarkullimit Publik nuk u përgjigjen në pyetjen se kur do të shlyhet borxhi ndaj vozitësve privatë dhe se çfarë do të ndërmerret për zgjidhjen e këtij problemi. / Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi

Më shumë nga kategoria

IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
IMG_3705
Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas
IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_6554
Ndalohen tre persona në Shkup, dyshohen për prerje të paligjshme të druve
sweet bonanza giriş
1win
ziadin-sela-1-780x439-1 (1)
Sela: Qeveria as të mos guxojë të prek të arriturat deri tani
IMG_6547
Kremlini thotë se Putini personalisht ia dha azilin Assadit