Mbrëmjen e së shtunës, në orën 22:00, punonjës të Stacionit Policor të Mavrovës kanë privuar nga liria tre persona nga fshati Rostushë, të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike.
Sipas raportit zyrtar, bëhet fjalë për J.S. (41), S.F. (24) dhe M.A. (21), të cilët janë ndaluar në fshatin Mavrovë gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit, që drejtohej nga J.S.
Gjatë kontrollit, tek drejtuesi i mjetit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe rizlla, ndërsa tre personat janë shoqëruar menjëherë në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme është bërë e ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të ndaluarve do të ngritet parashtresë përkatëse në përputhje me ligjin për lëndë narkotike.





