Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tre të vdekur dhe tetë të lënduar nga aksidenti në rrugën Kërçovë-Gostivar

Tre të vdekur dhe tetë të lënduar nga aksidenti në rrugën Kërçovë-Gostivar

Në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, gjegjësisht në fshatin Trapçindoll të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku e kanë humbur jetën tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se disa prej të lënduarve janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.

“Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”, thanë nga MPB për Tv21, transmeton Klankosova.tv

Më shumë për këtë

Tragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksidentMaqedoni · 19 orë më parëKatër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në BosnjëLajme · 1 javë më parëVozitësi i dehur hyn në drejtim të kundërt në rrugën Gostivar-TetovëMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme