Trendy

Trençevska: Arresti shtëpiak për Grubin është një tjetër konfirmim se ka marëveshje me VMRO-në

Para 4 javë

“U zgjuam me lajmin se Artan Grubi u arrestua. Në fakt, ai u paraqit vetë në pikën kufitare. Duhet bërë një dallim midis vetë-dorëzimit dhe arrestimit, i cili u mbulua nga media”, tha nënkryetarja e LSDM-së, Jovana Trençevska, gjatë një paraqitjeje në “Top Tema”. Ajo theksoi se ka dyshime serioze për një marrëveshje me VMRO-DPMNE-në, diçka që LSDM-ja e paralajmëroi dy muaj më parë.

“Njerëzit që e sollën në kufi nuk ishin nga policia kufitare, por zyrtarë të tjerë. Kjo tregon mundësinë e një marrëveshjeje ose koordinimi, gjë që ngre dyshime për përfshirje politike. Një burrë që iku nga vendi, ishte jashtë vendit për 14 muaj dhe u dënua me 30 ditë paraburgim, tani, kur kthehet në vend dhe paraqitet vetë, ai merr një masë të modifikuar, arrest shtëpiak. Kjo është e papranueshme, veçanërisht në një vend ku njerëz të tjerë mbeten në paraburgim për muaj të tërë për vepra shumë më të lehta penale”, tha Trençevska.

 

 

Trending