Trendy

Tronditëse në Tetovë: Tentoi me forcë ta fuste të miturën në makinë, ndërhyjnë shokët e saj

Para 2 ditë

Më datë 15.04.2026, në ora 17:20, në SPB Tetovë, një 22-vjeçare nga rrethina e Tetovës ka denoncuar se personi H.I., gjithashtu nga rrethina e Tetovës, ka shqetësuar dhe ka prekur në trup motrën e saj të mitur.

Sipas denoncimit, në një rast ai e ka nxitur të miturën të hyjë në automjetin e tij, e ka dërguar në një zonë malore në rrethinën e Tetovës dhe atje e ka prekur në trup.

Më vonë, në një park në Tetovë, i njëjti person ka tentuar që, me përdorim force, ta fusë të miturën në automjetin e tij, por është penguar nga shokët e saj.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa po ndërmerren masa për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Trending