Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një 34-vjeçar me iniciale M.D. është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë babanë e tij në shtëpinë familjare.
Sipas informacioneve zyrtare, më datë 31.03.2026, rreth orës 01:30 pas mesnate, një person raportoi në polici dyshimet për vrasjen e një anëtari të familjes. Me të arritur në vendngjarje, policia gjeti trupin e pajetë të K.D. (63), i cili kishte lëndime të dukshme dhe gjurmë dhune në pjesën e kokës.
I dyshuari (djali i viktimës) u arrestua menjëherë nga policia rreth orës 01:50. Në deklaratën e tij fillestare, ai ka pretenduar se babai i tij kishte vdekur një ditë më parë (rreth orës 14:50) si pasojë e një rrëzimi në banjë, por ai nuk e kishte raportuar rastin te autoritetet.
Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe aktualisht po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të ngrihet padi penale përkatëse










