Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se mund t’i japë fund armëpushimit me Iranin, nëse deri të mërkurën nuk arrihet një marrëveshje afatgjatë për t’i dhënë fund luftës.
“Mund të mos e zgjas, por bllokada mbi portet iraniane do të mbetet”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One, duke u kthyer në Uashington nga Phoenix.
“Pra, ka një bllokadë dhe për fat të keq na duhet të fillojmë të hedhim bomba përsëri”, shtoi ai.
Trump shtoi gjithashtu se SHBA-të do të blinin rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit, duke paralajmëruar se kjo mund të bëhej edhe në një mënyrë armiqësore.
“Sigurisht që nuk do t’ju them se kur. Nëse e nënshkruajmë marrëveshjen, atëherë mund t’ju jap afatin kohor. Do të bashkëpunojmë me Iranin dhe do ta sjellim uraniumin përsëri në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.










