Trendy

Trump: Ballkani, ende kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA

Para 9 muaj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjatur edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Në dokumentin zyrtar të publikuar në Regjistrin Federal, thuhet se situata në rajon vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së.

Sipas njoftimit, veprimet e individëve që minojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim në Ballkan pengojnë progresin demokratik dhe integrimin euroatlantik të vendeve të rajonit.

Gjendja e emergjencës kombëtare në lidhje me Ballkanin u shpall për herë të parë më 26 qershor 2001 nga presidenti George W. Bush, për të adresuar kërcënimet që buronin nga dhuna ekstreme dhe moszbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

Vendimi i presidentit Trump për zgjatjen e kësaj mase tregon se Uashingtoni vijon ta konsiderojë Ballkanin një zonë me potencial të lartë destabilizimi, me ndikim të drejtpërdrejtë në interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara.

Trending