Trendy

Trump: Do të isha i nderuar të takoja udhëheqësin suprem të Iranit, por s’jam personi i tij i preferuar

Para 20 minuta

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk përjashton mundësinë e një takimi me udhëheqësin suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, duke theksuar se një gjë e tillë mund të ndodhë në rast të arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve.

“Unë nuk dua të takohem. Por nëse do të takohem, do të isha i nderuar ta takoja atë,” thotë presidenti amerikan.

“Por nëse arrijmë një marrëveshje, është e mundur që ta takoja. Nuk do të kisha problem me këtë.”

Trump thotë se nuk është i sigurt nëse do ta priste udhëheqësin suprem në Shtetet e Bashkuara, por shton se do të ishte “i respektueshëm”.

Kur u pyet nëse Khamenei mund të mos dëshirojë të takohet pas vrasjes së familjarëve të tij në sulmet fillestare të SHBA-së ndaj Iranit më 28 shkurt, Trump tha: “Do të thosha se unë nuk jam personi i tij i preferuar. Por, pavarësisht kësaj, ai ndoshta është profesionist në disa rrethe. Ai ka një reputacion shumë të mirë, në të vërtetë.”

Trending