Trendy

Trump ende pret që marrëveshja me Iranin të nënshkruhet për dy-tri orë

Para 2 orë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, beson se marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet brenda “dy-tri orëve të ardhshme”. Trump i ka thënë këtë “Fox News”. 

Ai ka thënë se ka folur në telefon me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, pas sulmeve të sotme izraelite në Bejrut të Libanit. Trump ka shprehur pakënaqësinë lidhur me këtë sulm.

Ai i ka thënë Netanyahut të mos bëjë sulme tjera, në mënyrë që të mos preket marrëveshja.

Trumpi po dëshiron ta firmosë marrëveshjen me Iranin sot, kur e feston ditëlindjen e 80-të.

Trending