Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka hequr tarifën ndëshkuese ndaj Indisë që e kishte futur për të dobësuar në mënyrë indirekte tregtinë e naftës së Rusisë.
Sipas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar dje nga Trump, tarifa prej 25% e vendosur në gusht për mallrat e importuara nga India në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të aplikohet më nga e shtuna.
Trump e justifikoi ndryshimin duke thënë se vendi më i populluar në botë kishte ndërmarrë hapa për të ndaluar importimin e naftës ruse.
Ai tha gjithashtu se India ishte zotuar të blinte produkte energjie nga SHBA-ja.
Qeveria indiane deri më tani nuk ka lëshuar një konfirmim zyrtar për ndalimin e importeve të naftës nga Rusia.
Njoftimi i Trump për të ulur “tarifën reciproke” erdhi disa ditë pasi India dhe Bashkimi Evropian deklaruan se kishin përfunduar negociatat e tyre për një marrëveshje të tregtisë së lirë.
Kjo u konsiderua gjithashtu një hap i rëndësishëm gjeopolitikisht në sfondin e politikave agresive tregtare dhe tarifore të Trump.










