Trendy

Trump i ofron marrëveshje edhe Lukashenkos së Bjellorusis!

Para 2 orë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, njoftoi të premten se SHBA-ja i propozoi vendit të tij një “marrëveshje të madhe”, e cila do të përfshinte jo vetëm lirimin e të burgosurve politikë, por edhe një rifillim të mundshëm të operacioneve të ambasadës amerikane në Minsk dhe çështjen e materialeve bërthamore.

Lukashenko ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump i ka ofruar një marrëveshje të madhe dhe një takim për të diskutuar rreth marrëveshjes.

Presidenti bjellorus të enjten urdhëroi lirimin e 250 të burgosurve politikë si pjesë e një marrëveshjeje me Washingtonin që hoqi disa sanksione nga SHBA-ja, pas takimit me të dërguarin special të Trumpit për Bjellorusinë, John Coale, në Minsk. Coale u tha gazetarëve se SHBA-ja do të heqë sanksionet ndaj dy bankave shtetërore dhe për prodhuesit kryesorë bjellorusë të lëndës ushqyese për bimët.

Trending