Bota

Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 31, 2025, 03:01

Presidenti amerikan, Donald Trump insistoi të enjten se Egjipti dhe Jordania do të pranojnë banorët e dëbuar nga Gaza, megjithëse këto dy shtete arabe hodhën poshtë planin për të zhvendosur palestinezët nga territori i tyre.

Komentet e liderit amerikan erdhën një ditë pasi presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi dhe Mbreti jordanez, Abdullah II hodhën poshtë çdo mundësi të zhvendosjes me forcë të banorëve të Gazës pas luftës mes Hamasit dhe Izraelit.

“Ata do ta bëjnë këtë. Ata do ta bëjnë. Ne po bëjmë shumë për ta, dhe ata do ta bëjnë”, tha 78-vjeçari për gazetarët në Zyrën Ovale kur u pyet për reagimin e Egjiptit dhe Jordanisë dhe nëse do të shqyrtonte vendosjen e taksave për cilindo vend për t’i shtyrë ata të pranojnë planin.

Pas arritjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit më 19 janar, Trump paraqiti javën e kaluar një plan për “pastrimin” e Rripit të Gazës dhe për zhvendosjen e palestinezëve në lokacione “më të sigurta” si Egjipti ose Jordania. Ai tha se lufta 15-mujore e kishte shndërruar territorin palestinez në një “vend shkatërrimi”.

Përfaqësuesi i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, vizitoi Gazën këtë javë, siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, për të mbështetur armëpushimin e brishtë. Ai takoi gjithashtu kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, shkruan aljazeera.

Presidenti egjiptian Sisi, aleat i rëndësishëm i SHBA-së, tha të mërkurën në përgjigjen e parë publike ndaj komenteve të Trumpit se zhvendosja e “popullit palestinez nga toka e tij është padrejtësi në të cilën ne nuk mund të marrim pjesë”.

Mbreti jordanez, Abdullah II veçoi “qëndrimin e fortë të vendit të tij për nevojën e ruajtjes së palestinezëve në tokën e tyre”.

Nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në tetor të vitit 2023, si Egjipti ashtu edhe Jordania kanë paralajmëruar kundër planeve për të zhvendosur palestinezët nga Gaza dhe Bregu Perëndimor përtej kufijve të tyre.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_3210
Mexhiti: Rrini të qetë, Ligji për Gjuhët nuk do të preket
IMG_3209
Protestat masive kundër qeverisë serbe/ Studentët zyrtarisht kandidatë për Çmimin Nobel për Paqen
IMG_3208
Valdet Xhaferi kalon në krye të Qendrës Analitike “Abdilaqim Ademi”
IMG_3207
BDI: Afrim Gashi shkel me dy këmbë gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në Kuvend
IMG_3196
Shkup, nga 1 shkurti do të rritet çmimi i ngrohjes qendrore për 5 përqind
IMG_3195
Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza