Trendy

Trump: Kemi shkatërruar plotësisht rezervat e uraniumit të Teheranit

Para 2 orë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Irani “së shpejti do të jetë në negociata” me përfaqësuesit amerikanë.

Në një reagim në Truth Social, Trump pretendoi se ushtria amerikane ka “shkatërruar plotësisht” rezervat e uraniumit të pasuruar të Teheranit, duke shtuar se Irani “nuk ka qenë në gjendje t’i rikuperojë apo t’i nxjerrë ato”.

Në një postim të dytë në rrjetet sociale, Trump iu drejtua liderëve iranianë duke kërkuar lirimin e disa grave, pas raportimeve të paverifikuara se ato mund të ekzekutohen. “Do ta vlerësoja shumë lirimin e këtyre grave. Jam i sigurt se do të respektoni këtë gjest. Ju lutem, mos u bëni asnjë dëm! Do të ishte një fillim i shkëlqyer për negociatat tona”, shkroi ai.

Ai gjithashtu kritikoi ashpër mediat, të cilat i cilësoi si “Fake News”, për qëndrimet e tyre ndaj sulmit të qershorit 2025 kundër objekteve bërthamore iraniane, i njohur si Operation Midnight Hammer. (A2 Televizion)

Trending